Kryeministri britanik David Cameron më 22 janar do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në Hagë në lidhje me vizionin e tij përkatësisht të ardhmes së Europës dhe do të shpallë mbi mbajtjen në Britaninë e Madhe në vitin 2018 të një referendumi për anëtarësimin e vendit në BE nëse Konservatorët do mbeten në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2015. Kjo u njoftua nga gazetat britanike të dielën, duke cituar burime të afërta me Kryeministrin.

Kohët e fundit Cameron i ka intensifikuar kritikat në adresë të Bashkimit Europian, duke kërkuar kthimin autoriteteve britanike të një pjese të kompetencave, të cilat i janë deleguar Brukselit. Londra bllokoi gjithashtu projektbuxhetin shumëvjeçar të Bashkimit Europian, duke arritur në konkluzionin se ai nuk është i leverdisshëm për Britaninë e Madhe. Disa javë të shkuara për herë të parë Cameron deklaroi hapur se ka në plan të organizojë një referendum për daljen e vendit nga BE-ja.