Policia arrestoi 6 të akuzuar për një përdhunim tjetër në grup të një gruaje që po udhëtonte me autobus. Personi i shtatë i përfshirë në krim është shpallur në kërkim.

Krimi ndodhi më 11 janar. Një grua 29-vjeçare e martuar, emri i së cilës nuk përmendet, po kthehej në shtëpi natën vonë. Ajo ishte e vetmja pasagjere në autobus. Shoferi dhe fatorino e çuan atë në një vend të panjohur. Atje ata së bashku me pesë burra të tjerë e përdhunuan gruan gjatë gjithë natës dhe në mëngjes e dërguan në fshatin e saj.

Muajin e kaluar një incident i ngjashëm pati si pasojë vdekjen e viktimës dhe shkaktoi protesta masive në Indi.