NASA ka nënshkruar një kontratë me kompaninë Bigelow Aerospace për prodhimin e një moduli inflatable për Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), i cili është quajtur " Bigelow Expandable Activity Module".

NASA do të shpenzojë 17.8 milionë $, për të ndërtuar një seksion shtesë të SKN-së, i cili do të përdoret si depo. Asgjë nuk dihet për karakteristikat e këtij moduli. Informacion më të hollësishëm Agjencia do të japë në konferencën për shtyp që do të mbahet më 16 janar.

0Kompania Bigelow Aerospace, e themeluar nga manjati i rrjeteve hoteliere Robert Bigelow, u bë e njohur pasi lëshoi në kozmos dy module inflatable. Në të ardhmen kompania është fokusuar në planet për hapjen e një hoteli kozmik, të cilat nuk kanë gjetur ende mishërim në praktikë.