Mediat palestineze njoftojnë se krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike “Hamas” testoi "versionet e përmirësuara të raketave me rreze te gjatë veprimi". Raketat u lëshuan në drejtim të Detit Mesdhe.

“Hamas-i” konfirmoi zhvillimin e testeve, duke njoftuar se ka mbetur i kënaqur me rezultatet e tyre. Raketat janë prodhuar në Rripin e Gazës me përdorimin e teknologjive iraniane dhe kanë një rreze veprimi prej disa dhjetëra kilometrash.

Shtypi izraelit, duke komentuar lajmet palestineze, vuri në dukje se nga përfundimi i operacionit "Shtylla e mbrojtjes" nuk kanë kaluar as 2 muaj, ndërsa “Hamas-i” po përgatitet për luftën e radhës.