Militantët islamistë në Mali ditën e 14 janarit ndërmorrën një ofensivë kundër forcave ushtarake qeveritare, të cilat mbështeteshin nga ajri prej avionëve të Forcave Ushtarake Ajrore franceze.

Më të ashpra ishin luftimet në periferi të qytetit të Diabali, i cili ndodhet në pjesën qendrore të vendit. Sipas dëshmive të banorëve lokalë, militantët mësynë në rrethinat e tij gjatë natës dhe në mëngjes filluan të zmbrapsin trupat qeveritare, të cilat u detyruan të braktisin qytetin.

Rebelët gjithashtu bënë një deklaratë zyrtare, në të cilën kanë premtuar se do të hakmerren kundër Francës për ndërhyrjen e saj në luftën civile në vend, në mbështetje të ushtrisë qeveritare.