Aktorja e famshme Jodie Foster për herë të parë preku publikisht temën e orientimit të saj seksual jotradicional. Orientimin e vet jotradicional seksual ajo e pranoi të dielën në ceremoninë e dorëzimit asaj të "Golden Globe-it" të nderit.

Duke iu drejtuar të ftuarve në ceremoni, Foster deklaroi se kohë më parë ajo e pat deklaruar orientimin e saj seksual jotradicional, por kjo ka ndodhur "një mijë vjet më parë, në Epokën e Gurit" dhe në atë kohë dëgjuesit e saj ishin anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë. Deri më tani aktorja pat preferuar të mos fliste publikisht për jetën e saj personale, edhe pse askush nuk kishte më asnjë dyshim në lidhje me preferencat e saj seksuale.