Në spotin reklamues të fushatës zgjedhore të partisë izraelite "Calcala" (Ekonomia), të shfaqur në televizion, u paraqit një vajzë e quajtur Linn. Në video ajo numëron me radhë taksat e shumta, të cilat, ashtu si edhe shtetasit e tjerë të Izraelit, duhet t’i paguajë. Pas çdo takse të përmendur Linn heq një veshje nga trupi i saj.

Në fund ajo mbetet vetëm me të linjta. Në momentin kur vajza heq sytjenat, shfaqet mbishkrimi "Qeveria po na zhvesh". Më pas imazhi i Linn zbehet nga themeluesit e partisë - vëllezërit Benny dhe Daniel Goldstein, të cilët u premtojnë votuesve se qeveria e tyre nuk do t’i zhveshë më.

Një lëvizje kundër racizmit i ka drejtuar një peticion Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilin thuhet se një reklamë e tillë dëmton statusin e grave dhe i konverton videot e fushatës zgjedhore në të pakuptimta.