Një nga grupet terroriste islamike që vepron aktualisht në Mali - "Lëvizja për Unitet dhe Xhihad në Afrikën Perëndimore" - kërcënon me sulme terroriste Francën në përgjigje të veprimeve ushtarake të trupave franceze.

"Franca ka sulmuar Islamin. Ne do të godasim mu në zemër të Francës", - deklaroi përfaqësuesi i grupit terrorist.

Situata në Mali eskaloi shumë në javët e fundit. Islamikët, të cilët kanë pushtuar veriun e vendit, filluan të sulmojnë forcat e armatosura qeveritare në rajonet qendrore. Të enjten në ndihmë të trupave qeveritare në Mali mbërriti një kontigjent ushtarak francez. Forcat Ushtarake Ajrore franceze bombarduan bazat terroriste.