Çmimi kinematografik "Golden Globe Award" u dorëzua tashmë për të 70-n herë të dielën në mbrëmje, më 13 janar, në Los Anxhelos. Si filmi më i mirë dramatik u vlerësua "Argo", kushtuar ngjarjeve që ndodhën në Teheran në vitin 1979, në kulmin e Revolucionit Islamik. Përveç kësaj, regjisori Ben Affleck, i cili xhiroi filmin "Operacioni Argo", u nderua me "Golden Globe Award" për regjinë më të mirë.

Në kategorinë e nominimit "Komedia ose musical më i mirë" fitoi musical "Les Miserables” (“Të mjerët”) i regjisorit Tom Hooper. Ky film mori gjithashtu çmime në nominimin "Aktori më i mirë i një komedie apo musical" - i tillë u njoh Hugh Jackman - dhe në nominimin "Aktorja më e mirë e planit të dytë (mbështetëse)" - kjo ishte Anne Hathaway.