Makina e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, një Bentley me vlerë 10.000.000 £, u ndez vetëm pas përpjekjes së shtatë, gjë që e argëtoi pa masë Elizabeta II. Kjo u njoftua të hënën nga mediat britanike.

Një ditë më parë Mbretëresha ndoqi meshën në kishën e St. Mary Magdalene pranë rezidencës mbretërore Sandrigham në juglindje të Anglisë. Pas meshës Elizabeteta II iu afrua makinës së saj, por shoferi nuk ia doli dot ta ndizte atë menjëherë. Sipas njoftimeve, ngjarja në fjalë e ka argëtuar shumë Mbretëreshën dhe i ka shkaktuar asaj të qeshura.