Një nga observatorët më të mëdhenj australianë - Siding Spring Observatory - në shtetin New South Wales ka pësuar dëmtime serioze për shkak të zjarreve pyjore që kanë përshirë në mënyrë të pamëshirshme territorin e Australisë.

Sipas të dhënave paraprake, në territorin e observatorit janë djegur pesë ndërtesa, por teleskopi fatmirësisht u arrit të shpëtohet. Stafi i observatorit u evakuua, viktima nuk ka pasur.

Zjarret kanë bërë gjithashtu shkrum e hi 40 mijë hektarë të pyjeve në parkun kombëtar në New South Wales dhe i detyruan ekipet e shpëtimtit të evakuojnë rreth njëqind banorë lokalë. Më shumë prej zjarreve drastike, të shkaktuara nga vapa e paparë që po mban në vend, janë dëmtuar shtetet Victoria, Tasmania dhe New South Wales. Në Tasmania në fundjavë gjeti vdekjen një zjarrfikës.