Fluturimi i parë i anijes transportuese kozmike "Cygnus" drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) është planifikuarpër në 5 prill, ndërsa ankorimi i saj në SKN më 7 maj.

Anija kozmike "Cygnus", e prodhuar nga Orbital Sciences, do të jetë e aftë të dërgojë në orbitë ngarkesa me peshë deri në 2.7 ton. Për lëshimin e saj do të përdoret raketa "Antares" (ish-Taurus II). Për këtë raketë kompania Orbital Sciences ka ndërtuar një platformë lëshimi në sheshin e qendrës së testimit të NASa-s në ishullin Wallops (shteti i Virginia).

Në dhjetor të vitit 2008 kompania Orbital Sciences së bashku me kompaninë SpaceX nënshkroi një kontratë me NASA-n për dërgimin e mallrave në SKN. SpaceX do të kryejë 12 fluturime, ndërsa Orbital Sciences 8.

Anija transportuese kozmike "Dragon" e kompanisë SpaceX është e aftë të dërgojë në orbitë rreth 6 ton mallra dhe të transportojë një ngarkesë prej 3 tonësh gjatë kthimit nga orbita. "Dragon" i ka kryer tashmë dy fluturime në SKN. Fluturimi i tretë i "Dragon" (dhe i dyti në kuadër të kontratës me NASA-n) është caktuar për në 1 prill.