Të premten u prezantua portreti i parë zyrtar i Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton.

Portreti u pikturua nga Paul Emsley, i cili ka punuar disa muaj për realizimin e tij. Artisti ka përdorur një shtresë të hollë vaji dhe llaku. Dukesha ka pozuar dy herë për artistin - herën e parë në muajin maj në studion e tij dhe më pas në qershor në Kensington Palace. Emsley ka punuar gjithashtu me një seri fotografish të Kate.

Portreti u ekspozua në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër.