Vendet aleate të opozitës siriane po përpiqen të organizojnë një provokim duke përdorur për këtë qëllim individë me pamje të jashtme sllave, në mënyrë që të diskreditojnë Rusinë si një nga ndërmjetëset kryesore të procesit të negociatave, i njoftoi ditën e premte Agjencisë "Interfax-AVN" një burim ushtarako-diplomatik.

Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e strukturave të interesuara në përmbysjen e regjimit aktual sirian po merren aktivisht me rekrutimin e personave e pamje të jashtme sllave, të cilët para kamerave të televizionit do të luajnë rolin e "mercenarëve" rusë që gjoja kanë luftuar në anën e Presidentit Bashar Al-Assad dhe janë zënë rob nga luftëtarët e të ashtuquajturës “Ushtria e Lirë Siriane”.