Aleatët europianë të SHBA-së në NATO duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, përndryshe kjo mund të ndikojë në aftësitë e aleancës për të garantuar stabilitetin ndërkombëtar. Kjo u deklarua nga Ambasadori i SHBA-ve në NATO, Ivo Daalder.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u pati kërkuar më parë vendeve anëtare të NATO-s të mos reduktonin investimet në sektorin e mbrojtjes. Sipas fjalëve të tij, vendet anëtare të NATO-s duhet të bien dakord për rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes pas rimëkëmbjes ekonomike të Europës.