Ditën e premte Rusia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje në Moskë mbi dhënien nga ana e palës ruse të një kredie të eksportit shtetëror prej 800 milionë $ për modernizimin e hekurudhave të Serbisë.

Dokumenti nga pala ruse u nënshkrua prej Ministrit të Financave Anton Silluanov, kurse nga pala serbe prej Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Mladjan Dinkiç.

Afati i shlyerjes së kredisë është 5 vjet, ndërsa interesi - 4.1% në vit.