Kompania amerikane TrackingPoint prezantoi në ekspozitën Consumer Electronics Shows (CES) 2013 maketin e pushkës snajper të kompjuterizuar Precision Guided Firearm (PGF). Pushka ka të inkorporuar sistemin operativ Linux dhe është e pajisur me Wi-Fi.

Për të goditur në shenjë objektivin duhet që më parë ai të vihet në shënjestër dhe të "përcaktohet" duke shtypur një buton të veçantë. Më pas kompjuteri ndihmon në ndjekjen e lëvizjeve të objektivit. Interface-i optik i dylbisë së shënjestrimit të TrackingPoint shëmbëllen me një kompjuter, ndërsa në sajë të modulit Wi-Fi pushka snajper mund të sinkronizohet me kompjuterat tabletë dhe telefonat e kompanisë Apple.

Kostoja e pushkës së kompjuterizuar është 17.000 $.