Sipas të dhënave të fundit, si pasojë e një serie shpërthimesh, në Pakistan kanë humbur jetën 125 persona, qindra të tjerë janë plagosur. Më shumë viktima u regjistruan si pasojë e sulmit të dyfishtë terrorist në klubin e bilardos në qytetin e Quetta, në jugperëndim të Pakistanit - 92 persona mbetën të vrarë.

Presidenti rus Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e veta qeverisë dhe popullit të Pakistanit në lidhje me aktet barbare terroriste të kryera në këtë vend.