Një incident i ri ndodhi ditën e premte me avionin më të ri të pasagjerëve “Boeing 787 Dreamliner" të kompanisë më të madhe ajrore të Japonisë, ANA.

Gjatë fluturimit nga Tokio për në qytetin Matsuyama u plasarit xhami në kabinën e pilotit. Fluturimi përfundoi me sukses, fatmirësisht askush nuk u lëndua. Në kompaninë ajrore deklaruan se nuk pati kërcënim për sigurinë e fluturimit, pasi plasaritja ndodhi në pjesën e jashtme të pesë shtresave të xhamit të veçantë prej materialesh kompozite të kabinës. Në bordin e avionit ndodheshin gjithsej 246 persona.

Më 9 janar kompania ajrore u detyrua të anulojë fluturimin e një prej këtyre avionëve për shkak të një difekti teknik në sistemin e frenimit.