Të paktën 12 anëtarë të “Al-Qaeda” u arratisën nga një burg irakian, duke përfshirë edhe disa të dënuar me vdekje. Sipas të dhënave të policisë, incidenti ndodhi sot, herët në mëngjes, në periferi të Bagdadit. Të burgosurit dolën nga qelitë përmes dritareve, u vodhën armët rojeve dhe u larguan.

U morrën në pyetje punonjësit e burgut. Supozohet se njëri prej tyre i ka ndihmuar kriminelët të arratisen. Kërkimet po vazhdojnë.