Nëndetësja bërthamore amerikane "Jacksonville" më 10 janar u përplas, me sa duket, me një peshkarexhë në afërsi të Ngushticës së Hormuzit. Askush nuk është lënduar.

Si rezultat i incidentit në nëndetëse u dëmtua njëri nga dy periskopët. Siç deklaruan në shërbim për shtyp të flotës së Pestë të Forcave Ushtarake (FUD) Detare të SHBA-ve, dëmtime të tjera nuk janë fiksuar.

Sipas të dhënave të FUD të SHBA-ve, në anije as që e vunë re fare ngjarjen e ndodhur dhe ajo vazhdoi lundrimin në të njëjtin drejtim dhe pa ndryshuar shpejtësinë.