Një grup gazetarësh filloi publikimin e një gazete të re të pavarur "Surya Al-Hurra" në territoret e kontrolluara nga rebelët në provincën Aleppo, deklaroi Kryeredaktori i botimit "Khaled al-Khatib".

Sipas fjalëve të bashkëpunëtorëve të redaksisë, ata përpiqen të transmetojnë në mënyrë sa më objektive ngjarjet e ndodhura në vend. "Ne nuk jemi zëri i askujt, ne jemi thjesht gazetarë", - deklaroi kryeredaktori i botimit. "Ne kurrë nuk do të botojmë informacionin për të cilin nuk jemi 100% të sigurt".

Gazeta "Surya Al-Hurra" është e përditshme, të enjten doli edicionin i katërt i saj.