Arkeologët italianë kanë zbuluar gjurmë të pikturave shumëngjyrëshe në muret e brendshme të Koloseut (Colosseo).

Në mure janë pikturuar skena kushtuar fitoreve të gladiatorëve, si dhe skena erotike. Në këto afreske janë pikturuar edhe organet gjenitale mashkullore (simboli fallici).

Studiuesit gjetën gjithashtu mbishkrime që datojnë nga shekulli XVII.

Vendkalimi i mbushur me afreske, të cilat mbulojnë një sipërfaqe prej disa metra katrorë, do të hapet për publikun në verën e vitit 2014.