0Këtë vit në SHBA nga gripi kanë vdekur deri tani 18 fëmijë. Infeksioni ka marrë përhapje drastike pothuajse në gjithë vendin. Ndërsa në shtetin e Masaçusetsit (

Massachusetts)

0madjeështë shpallurgjendje e jashtëzakonshme në fushën e shëndetit publik.

Në vende të tjera tani për tani nuk po u bien këmbanave të alarmit, por arsye për shqetësim ka megjithatë. Kërcënon të kthehet virusi H1N1, ai famëkeq i njohur që në vitin 2009 si "grip i derrave". Në Poloni ky grip ka shkaktuar tashmë vdekjen e katër personave, ndërsa në Kinë të dy vetëve. Një rast i “gripit të derrave” është regjistruar kohët e fundit edhe në Ukrainë, por pacientja e prekur nga infeksioni pas trajtimit mjekësor e ndjen veten tani më mirë. Mjekët ukrainas paralajmërojnë - i duhet patur frika jo vetëm virusit të tipit A “Kalifornia” ("California", CA). Do të jetë mjaft aktiv edhe ai i tipit B - “Viskonsin” ("Wisconsin") si dhe një përfaqësues tjetër i tipit A - “Viktoria” (“Victoria”). Nga gripi dhe infeksionet akute respiratore në Ukrainë janë sëmurur tashmë një gjysmë milioni njerëz. Specialistët parashikojnë se këtë vit do të ketë një numër më të madh të prekurish nga sëmundjet e sipërpërmendura se gjatë sezonit të fundit të epidemisë.

Ndërkohë, duhet vënë në dukje, se arsye për të folur mbi një përsëritje të epidemisë globale të vitit 2009, e cila mori jetën e 18.500 njerëzve, tani për tani nuk ka, deklaroi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Institutit Kërkimoro-Shkencor të Gripit të Shën Petersburgut, Igor Nikonorov:

- Viruset e gripit kanë veti të pësojnë mutacione dhe të ndryshojnë vazhdimisht. Shfaqen shtame të reja të virusit. Por sistemi ndërkombëtar i vëzhgimit (monitorimit) mundëson evidentimin e viruseve të reja në fazë të hershme, që para shpërthimit të një epidemi të mundshme. Bazuar në këto të dhëna realizohet zhvillimi i vaksinave. Këto janë quajtur aktuale.

Vaksina është mjeti kryesor i mbrojtjes nga virusi. Në Rusi janë bërë më shumë se 37 milionë vaksina sezonale kundër gripit, nga të cilat rreth 13 milionë - fëmijëve. Që nga viti 2009 ky proces është bërë veçanërisht aktiv, thotë bashkëpunëtori shkencor drejtues i Laboratorit të etiologjisë dhe epidemiologjisë së gripit të Institutit kërkimoro-shkencor të Virologjisë të Ministrisë së Shëndetësisë të Rusisë, Aleksei Beljaev:

- Vaksinat bashkëkohore të inaktivuara të gripit, që janë miratuar për përdorim dhe aplikohen gjerësisht në Rusi, përmbajnë antigjene të virusit të influencës A “Kalifornia” ("California", CA) 7/2009, më tej A /Viktoria/361/2011. Përsa i përket virusit të gripit B, duhet thënë, se B/Viskonsin/1/2010 dhe viruset e ngjashme me të janë të përfshira gjithashtu në vaksinën e gripit për të gjitha vendet e Hemisferës Veriore për periudhën sezonale të epidemisë të viteve 2012-2013.

0Në Rusi pragu i epidemisë së gripit tani për tani nuk është tejkaluar. Megjithatë, javët e ardhshme mund të bëhet më të vështirat për mjekët, të rrezikshme për pacientët dhe fitimprurëse për farmacitë. Kryemjeku sanitar shtetëror i Rusisë, Gennadi Onishçenko, parashikon rritjen e intensitetit të sëmundjeve në vend aty nga fundi i janarit - kur fëmijët kthehen në shkollë pas pushimeve dimërore.