Më 4 janar në Sallën ekspozuese të Manjezhit të Madh (russ. Большой Манеж) u hap ekspozita "Jehona tokësore e stuhive diellore" e artistit skocez Charles Sandison.

Sandison solli në Moskë instalimin e tij unikal me drita. Ai është projektuar posaçërisht për hapësirën e Manjezhit të Madh me fjalë, shkronja dhe abstraksione që lëvizin në mure dhe tavan dhe shëmbëllejnë me agimin polar (Northern Lights).

Në këtë instalim artisti ka përdorur tekstin e shkencëtarit dhe filozofit rus, njërit prej themeluesve të teorisë së kozmizmit, Aleksandër Çizhevskij. Ai besonte se qeliza e gjallë është një objekt i lindur nga aftësitë krijuese të Universit.