Një kontigjent i huaj i armatosur zbarkoi në një bazë ushtarake në qendër të Malisë, ku në prag, më 10 janar, islamistët zaptuan një prej qyteteve kyçe që ishte nga postet e fundit pararojë të trupave qeveritare në rrugën e rebelëve në pjesën jugore të vendit.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë të zbarkimit, në aeroportin në bazën ushtarake Sevare u ul avioni ushtarak i transportit “C-160” (i cili ka hyrë aktualisht në përbërjen e armatimeve të ushtrive të Francës, Gjermanisë dhe Turqisë në vend të atij amerikan "Hercules", i përdorur më parë edhe nga ushtarakët e Afrikës së Jugut) në bordin e të cilit, sipas dëshmive, kishte edhe ushtarë të bardhë.