Të paktën shtatë persona u vranë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën si rezultat i një shpërthimi në një autobus pasagjerësh në Kinë. Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi sot në mëngjes, në qytetitn Shuangyashan në verilindje të provincës Heilongjiang.

Po hetohet mbi shkaqet e tragjedisë. Deri më tani, dihet vetëm se automjeti i përkiste kompanisë minerare "Hsing Chung". Të gjitha viktimat janë hospitalizuar.