Një helikopter i vogël ra ditën e enjte në autostradën A6 në jug të Gjermanisë. Aparati fluturues ra mbi linjat e tensionit të lartë në afërsi të rrugës dhe shpërtheu. Fragmentet e djegura të tij ranë në rrugë, duke prekur një kamion që po udhëtonte në autostradë. Piloti i helikopterit gjeti vdekjen, ndërkohë që shoferi i kamionit për çudi nuk u lëndua.

Qarkullimi automobilistik në autostradën, e cila kalon mes për mes Gjermanisë nga kufiri franez deri në kufirin çek, është bllokuar në të dyja drejtimet në zonën e aksidentit.