Sot në Çeki fillojnë zgjedhjet presidenciale. Vëzhguesit i quajnë ato unikale dhe pa ekzagjerim historike.

Për herë të parë kryetari i shtetit do të zgjidhet nga të gjithë qytetarët çekë që kanë të drejtën e votës dhe jo vetëm nga deputetët e dy Dhomave të Parlamentit, ashtu siç ka ndodhur në vitet e mëparshme.

Sipas mendimit të të gjithëve, raundin e parë nuk do ta fitojë asnjëri nga nëntë kandidatët. Pritet që favoritët e tij të jenë dy ish-Kryeministrat, respektivisht Milosh Zeman dhe Jan Fisher.