Meteorologët regjistruan një temperaturë anomale rekord në Arktik - për herë të parë në ujërat e Oqeanit të Ngrirë të Veriut devijimi i temperaturës mesatare vjetore nga vlera normale klimatike ishte 7 gradë. Siç theksoi Drejtori i Qendrës Hidrometeorologjike të Federatës Ruse, Roman Vilfand, në vitin 2012 në Arktik u regjistrua një sipërfaqe e vogël rekord e akujve të detit. Kjo anomali u evidentua në veri të Detit Kara mes ishujve të Toka e Franc-Jozefit (russ. Земля Франца-Иосифа) dhe Toka e Re  (russ. Новая Земля - Novaja Zemlja).

Vilfand gjithashtu rikujtoi se viti i kaluar u shoqërua me temperatura të larta rekord edhe në SHBA, ku devijimi nga temperatura mesatare vjetore rezultoi 2.5 gradë.