Mbreti Abdullah ibn Abdul Aziz Al Saud për here të parë në historinë e vendit me një dekret të vetin emëroi 30 deputete gra. Në seancat parlamentare, sipas dekretit, deputetet femra do të ulen veçmas nga burrat dhe do të përdorin një hyrje të veçantë.

Në vitin 2011 Mbreti Abdullah premtoi se gratë do të fitojnë të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje dhe të zgjidhen. Grave në Mbretërinë e Arabisë Saudite nuk u lejohet drejtimi i automjeteve dhe ato nuk mund të udhëtojnë të pashoqëruara, nëse nuk kanë mbushur moshën 45 vjeç.