Agjencia hapësinore amerikane NASA mund të mbushë buxhetin e saj, duke shitur vende reklamimi në korpusin e robotit të ri eksplorues të Marsit, lëshimi i të cilit është planifikuar në vitin 2020. Kjo mundësi nuk duhet injoruar, mendon lobisti dhe ish-kongresmeni amerikan Robert Walker.

Nga pikëpamja e tij, paratë e fituara prej reklamave mund ta ndihmojnë NASA-n për të kapërcyer vështirësitë e financimit të projektit. Një skemë e njëjtë, sipas Walker, mund të përdoret edhe për të mbështetur projektin e ndërtimit të anijes kozmike "Orion", dhe, në rast se partnerët bien dakord, reklamat mund të vendosen madje në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).