Ekspertët e NASA-s përjashtuan pothuajse tërësisht mundësinë e përplasjes së asteroidit Apophis me Tokën në vitin 2036.

Shkencëtarët arritën në një konkluzion të tillë duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga disa observatorë gjatë fluturimit të Apophis në një distancë prej 15 milionë kilometrash nga planeti më 9 janar. Shanset që trupi kozmik të përplaset me Tokën tani janë më pak se një në një milion.