Qeveria kineze vendosi të dërgojë trupat e veta ushtarake në provincën e Yunnan, e cila kufizohet me shtetin e Kachin në veri të Myanmarit. Trupat ushtarake janë dërguar në kufi, pasi u morrën njoftime se në Kachin po zhvillohen luftime. Natën e 10 janarit Kachin u bombardua. Banorët kaluan shpejt kufirin dhe u gjendën në Kinë, për të kaluar një natë të qetë.

Kachin është historikisht një shtet i paqëndrueshëm i Myanmarit. Konflikti në rajon shpërtheu me një fuqi të përtërirë në korrik të vitit 2011, kur u shkel armëpushimi që zgjaste prej 17 vjetësh mes rebelëve vendas dhe autoriteteve të Myanmarit.