Anijet e flotës ruse të Detit të Zi, në kuadër të përgatitjes së stërvitjeve të grupimit të luftanijeve të disa marinave ushtarake në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi, do të zhvillojnë manovra ushtarake pranë brigjeve të Sirisë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Më parë u njoftua se stërvitjet e grupimit të luftanijeve të marinave të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë me përfshirjen e Flotave të Veriut, të Balltikut, Detit të Zi dhe të Oqeanit Paqësor të Rusisë do të zhvillohen në fund të janarit në ujërat e Detit Mesdhe dhe Detit të Zi.

Tani anijet e Flotës Ushtarake Detare të Rusisë po lundrojnë drejt zonës së manovrave ushtarake.