0Rusia, e cila është një nga vendet udhëheqëse në tregun global të prodhimit të diamanteve, nuk rrezikon të ndikohet megjithatë nga ky trend. Pothuajse të gjitha brilantet ruse dërgohen jashtë vendit.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë tradicionalisht tregu më i madh i konsumit të diamanteve. Amerikanët e kanë si traditë të dhurojnë me rastin e fejesës unaza me diamante si edhe të dalin në publik me stoli të kushtueshme që i habisin të pranishmit me vezullimin e tyre. Por kriza financiare ka çuar në një rënie të theksuar të shitjes së bizhuterive e aksesoreve me brilante.

Kurse në Kinë dhe Indi vërehet tendenca e kundërt - rritja e theksuar e kërkesës për stoli diamanti. Kjo po ndodh për shkak të rritjes së mirëqenies së popullsisë dhe popullaritetit të gjerë të kulturës perëndimore, thotë analisti i Agjencisë "Investkafe" Andrei Shenk:

- Ekonomitë e Kinës dhe Indisë po rriten mjaft shpejt. Dhe më e rëndësishmja, po rriten të ardhurat reale të popullsisë dhe aftësia e saj për të paguar. Prandaj qytetarët e këtyre vendeve mund t’i shpenzojnë këto para.

Rusia përfshihet në grupin e liderëve përkatësisht vëllimit të prodhimit të elmazeve natyrore. Dhe në të ardhmen nuk ka ndërmend t’i dorëzojë pozitat e veta. Sepse kompanitë ruse të nxjerrjes së diamanteve zotërojnë rezerva të mëdha tashmë të provuara. Për shembull, kompania ruse "ALROSA" prodhon çdo vit elmaze natyrore me vëllim total prej rreth 35 milionë karat. Gjatë kësaj, në tregun vendas kompania furnizon vetëm rreth 25 për qind të elmazeve. Pjesa tjetër shkon e gjitha për eksport. Diamantet ruse mund të ndeshen në aksesoret e Cartier, Tiffany dhe markave të tjera të famshme botërore.

Në Rusi nuk ekziston një traditë e tillë - të mbahen bizhuteri diamanti si SHBA, Indi, Kinë apo Japoni. Pjesërisht kërkesa e ulët për bizhuteri diamanti është e lidhur me aderimin e rusëve ndaj kulturës evropiane. Në Botën e Vjetër bizhuteritë me brilante i venë vetëm me raste, në mbrëmje solemne. Ditën nuk është bërë bërë zakon (nuk është e pranuar) mbajtja e tyre. Në Rusi popullaritet të madh gëzojnë bizhuteritë e thjeshta prej ari ose argjendi. Gratë ruse preferojnë të mbajnë në vend të diamanteve gurë të çmuar ose gjysmë të çmuar, kurse nganjëherë edhe thjesht bizhuteri.

0Pavarësisht nga kjo, më shumë se 90 për qind e ruseve kanë megjithatë bizhuteri diamanti. Më shpesh ato u dhurohen atyre për ditëlindje, përvjetor martese ose me ndonjë rast tjetër të veçantë.