Astronomët kanë zbuluar galaktikën spirale më të madhe në pjesën më të afërt të Universit. Galaktika NGC 6872 rezulton të jetë pesë herë më e madhe se Rruga jonë e Qumështit, njofton NASA. Kjo u bë e qartë nga analiza e të dhënave të arkivit të teleskopit "të ndjerë" me rreze ultravioletë GALEX, i cili u fik në shkurt të vitit 2012, pas 9 viteve punë.

Disku i galaktikës, i cili ndodhet në konstelacionin Paulina 212 milionë vite drite larg nga Toka, ka një shtrirje prej 522.000 vitesh drite. Astronomët besojnë se galaktikat e mëdha, duke përfshirë edhe tonën, rriten në sajë të gllabërimit të galaktikave të vogla simotra.