Më shumë se 80 persona u vranë si rezultat i një sulmi të dyfishtë terrorist në Quetta, në jugperëndim të Pakistanit. Numri i të plagosurve rezulton në mbi 120 persona.

Sipas të dhënave të policisë, shpërthimet u kryen nga terroristë kamikazë. I pari e hodhi veten në erë brenda një klubi bilardoje. I dyti, 10 minuta më vonë, në afërsi të hyrjes së po të njëjtës ndërtesë. Midis të vrarëve dhjetë janë oficerë policie. Përgjegjësinë për sulmin terrorist deri më tani nuk e ka marrë askush mbi vete.