Prokuroria belge mori një vendim negativ lidhur me kërkesën e miliarderit francez, Kreut të kompanisë LVMH, Bernard Arnault, për marrjen e shtetësisë belge.

Prokuroria e bazoi vendimin e saj në dy faktorë. Pikë së pari, Arnaud nuk qe në gjendje të provojë se brenda tre viteve të fundit Belgjika ka qenë vendi kryesor i banimit të tij, çka përbën një nga kushtet e dhënies së shtetësisë. Së dyti, aktualisht në Belgjikë po kryhet një hetim kundër biznesmenit francez dhe strukturave belge të biznesit të tij.