Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II vendosi që vajza (në rast se çifti do të bëhet me vajzë) e nipit të saj, Princit William, dhe bashkëshortes së tij, Catherine Middleton, do të mbajë titullin e princeshës dhe emri do t’i vihet nga Shkëlqesia e Saj, mbretëresha, shkruan botimi "The Independent". Dekretin në fjalë Mbretëresha e nënshkroi më 31 dhjetor të vitit 2012.

Nënshkrimi i dekretit nënkupton se bija e princit dhe bashkëshortes së tij do të mund të pretendojë për fronin mbretëror sipas radhës.

Nëse Elizabeth II nuk do ta nënshkruante dekretin, e bija e William dhe Kate nuk do të mund të ishte pretendente për marrjen e fronit dhe atëherë këtë të drejtë do ta trashëgonte vetëm djali i çiftit.