0Konkursi është unikal për vetë faktin se në të mund të marrin pjesë artistë e interpretues të talentuar nga e gjithë bota, të cilët debutojnë në zhanre të shumëllojshme - që nga këngët pop dhe krijimet koreografike në stil modern e deri tek pantomimat e numrat akrobatikë. Fituesit dhe finalistët e konkursit do të kenë mundësinë për të demonstruar talentin e vet në sytë e mbarë botës duke u bërë pjesë e Olimpiadës Kulturore "Soçi 2014" dhe duke dalë me programet e veta individuale në platformat promovuese skenike të qytetit të Soçit para mysafirëve të shumtë të Lojrave Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2014.

Konkursi eliminator do të zhvillohet në dy faza: fillimisht me anë të votimit të hapur në Internet do të përcaktohen finalistët, kurse më pas këshilli ekspert, i cili do të përfshijë në përbërjen e vet veprimtarë të shquar të kulturës, do të emërojë tre fituesit - ata mund të jenë si kolektiva artistike, ashtu dhe interpretues individualë.

Për përfshirje në konkurs janë të ftuar banorët e Rusisë dhe vendeve pjesëmarrëse të Lojrave Olimpike 2014 në Soçi. Në konkurs pranohen punë të krijuara në çdo gjini të mundshme: këngë pop, jazz, pop-dance, teatër estrade, në zhanrin e deklamimit, pantomimë, parodi, akrobatikë, gjimnastikë, kllounadë, ekuilibristikë, xhonglim, atletikë, iluzionizëm, stërvitje kafshësh dhe të tjera.

Për të marrë pjesë në konkurs gjithkush që dëshiron duhet vendosë deri më 28 gusht të vitit 2013 videoklipin me numrin apo debutimin e vet në çdo video hosting me akses publik dhe pas kësaj të dërgojë linkun e videoklipit dhe informacionin personal në këtë adresë e-mail: contest@sochi2014.com, ose të dërgojë videoklipin me pajisje mbartëse digjitale informacioni së bashku me formularin e plotësuar të regjistrimit në adresën : 105005, город Москва, а/я 154 для ООО «ЭсКаСи».

0Të gjitha detajet që kanë të bëjnë me zhvillimin e konkursit si dhe formulari i regjistrimit do të jenë në dispozicion të kujtdo të dëshiron në faqen (site)

0www.culture.sochi2014.com

0. Pranimi i aplikimeve dhe votimi popullor do të vazhdojnë deri më 28 gusht të vitit 2013, kurse finalistët do të shpallen më 10 shtator të vitit 2013.