Të paktën 11 vetë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe në qytetin e Quetta në jugperëndim të Pakistanit, bën me dije policia lokale.

Sipas të dhënave të policisë, shpërthimi buçiti në një vend të populluar në afërsi të një makine, në të cilën ndodheshin ushtarë të trupave qeveritare.

Quetta është kryeqyteti i provincës Baluchistan, ku për dekada të tëra me radhë vazhdojnë konfliktet e armatosura.