Shkencëtarët rusë kanë marrë një mostër të re akulli nga liqeni subglacial Vostok në Antarktidë.

Bëhet fjalë për mostrën e një akulli të ngrirë pak kohë më parë, i cili u formua gjatë 10 muajve, që nga shkurti i vitit 2012, kur shkencëtarët rusë ishin të parët që arritën të çanin rrugën deri në ujërat e liqenit, të cilat ishin ruajtur nën akujt e Antarktidës për miliona vjet.

Akull i ri që u morr nga shpimi ka vlerë shkencore. Në liqen mund të zbulohen krijesa të panjohura për shkencën dhe që nuk kanë "të afërm" në pjesë të tjera të Tokës.