Zyra për Çështjet e Veteranëve të SHBA-së 6 vitet e fundit i ka rritur pothuajse trefish shpenzimet për blerjen e preparateve që përdoren për kurimin e problemeve, çrregullimeve me ereksionin në sfondin e kthimit nga Iraku dhe Afganistani të një numri të madh veteranësh.

Sipas njoftimit të Agjencisë Bloomberg, në vitin 2012 Zyra për Çështjet e Veteranëve të SHBA-së ka caktuar 71.7 milionë $ për blerjen e medikamenteve të tilla si "Viagra" dhe "Levitra" në krahasim me 27.1 milionë $ në vitin 2006.

Çështja e trajtimit mjekësor të çrregullimeve të veteranëve po diskutohet edhe në Kongresin Amerikan. Republikanët synojnë reduktimin e këtyre shpenzimeve, në një kohë kur disa demokratë shprehen në favor të rritjes së këtyre subvencioneve.