Një fshat i tërë i dedikuar legjendës së Kuzbassit - "Njeriut të dëborës" ose Yeti (Këmbëmadhi) - do të ndërtohet në vendpushimin turistik malor të Sheregesh (në rrethin e Kemerovo të Rusisë) ku praktikohen skitë. Në fshatin Yeti, përveç hoteleve, do të ndërtohet parku i Yeti-t, muzeu i Yeti-t dhe rezidenca e "Njeriut të dëborës".

Qendra e kësaj vepre ndërtimore do të jetë një kompleks argëtues. Për të arritur në vendbanimin e Yeti dhe për ta parë atë duhet kaluar nëpërmjet "shtegut të Shamanit" dhe duhet vizituar një çadër e madhe shumëkatëshe, ku gjithkush mund të provojë aftësitë e tij në artin popullor në punishte të ndryshme artizanale.

Në tetor të vitit 2011në Tashtagol u mbajt konferenca ndërkombëtare mbi hominologjinë. Në këtë konferencë shkencëtarë nga vende të ndryshme shprehën besimin e tyre se Yeti jeton me të vërtetë në jug të rrethit të Kemerovo në Shorinë Malore".