Një grup shkencëtarësh, që punojnë me teleskopin Hubble, kanë zbuluar se një nga planetet e yllit Fomalhaut ka një orbitë tejet të pazakontë. Pas 20 vjetësh ky planet mund të ndeshet me brezin e asteroideve, njoftoi shërbimi për shtyp i NASA-s.

0Fomalhaut përfshihet në kategorinë e yjeve më të rinj dhe më të shndritshëm në qiellin e Hemisferës jugore, të ndodhura relativisht afër Tokës. Përkatësisht madhësisë së vet planeti është dukshëm më i madh se Dielli dhe 18 herë më i ndritshëm e 3000 gradë sipas Kelvin më i nxehtë se ai.