Presidenti amerikan Barack Obama të enjten do të shpallë si kandidat për postin e Ministrit të Financave, Kreun e Administratës presidenciale Jacob Lew.

Sipas mediave amerikane, 57-vjeçarin Lew e presin negociata të vështira me Kongresin Amerikan për reduktimin e deficitit buxhetor të qeverisë dhe për kufizimin e shpenzimeve. Kjo është detyra kryesore e mandatit të dytë të presidencës së Obama-s.

Në ecurinë e punës së tij kandidati për ministër i ka shfaqur aftësitë e veta të mira si Drejtor i Menaxhimit të Buxhetit në administratën e Bill Clinton dhe Barack Obama-s. Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë vë në dukje lidhjet e tij të ngushta me komunitetin e biznesit.