Milioneri britanik 66-vjeçar Christopher Tappin më 9 janar u dënua me 33 muaj burg për tentativën e shitjes së pjesëve përbërëse të raketave Iranit. Vendimi u mor në seancën gjyqësore të gjykatës federale në El Paso, Texas, njofton Agjencia France-Presse.

Sipas të dhënave të hetuesve, në vitin 2006 Christopher Tappin së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë u përpoq t’i shiste Iranit nga SHBA bateri për komplekset e mbrojtjes kundërajrore "Hawk".

Tappin u arrit të arrestohej falë faktit se njëri nga ndërmjetësit e shitjes së baterive ishte një agjent i fshehtë amerikan.