Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, dyshohet për bërjen publike të një informacioni konfidencial lidhur me hetimin e të ashtuquajturës "çështja Karaçi" që ka të bëjë me sulmin terrorist në Pakistan në vitin 2002.

Sipas mendimit të ekspertëve mjeko-ligjorë, shkelja ligjore është kryer më 22 shtator të vitit 2011, kur Pallati Elysee publikoi një komunikatë mbi "çështjen Karaçi". Në atë kohë në mesazhin e saj Administrata e Presidentit deklaroi se emri i Sarkozy nuk figuron në procesverbalin e çështjes së sulmit terrorist, edhe pse organet ligjore po shqyrtonin përfshirjen e mundshme të Sarkozy në skemat korruptive në Pakistan.

Gati një vit më vonë të afërmit e viktimave të sulmeve terroriste ngritën një padi, duke e akuzuar Sarkozy për shkelje të sekreteve të hetimit.