Ngricat e mëdha kanë shtrirë pushtetin e vet në tërë Lindjen e Largët Ruse. Termometrat tregojnë temperaturat nga - 40 ° C deri në - 50 ° C.

Temperatura e ajrit në rajonin e Primorye natën, në të gdhirë të së enjtes, për herë të parë këtë dimër kanë rënë nën minus 40 ° C, tregues ky që është 10 ° C më i ulët se temperatura normale për këtë kohë të vitit. I ftohti më i madh ka mbërthyer keq fshatin Borogonci të Jakutisë. Atje temperatura ka arritur deri në - minus 53 ° C. Ngrica të tmerrshme po bëjnë edhe në territorin e krahinës së Habarovskut dhe rajonin e Amurit.

0Shërbimi Meteorologjik i Rusisë “Ros’hidromet” deklaron se shkaku i këtij të ftohti anomal është bërë një anticiklon i fuqishëm. Sipas parashikimeve të sinoptikëve, ngricat e mëdha do të mbajnë jo më pak se 5 ditë.